Lufta me Covid/ Kurti: Nuk ndalemi pa vaksinuar 60 % të popullsisë

Lufta me Covid/ Kurti: Nuk ndalemi pa vaksinuar 60 % të popullsisë

16:50, 05/05/2021

Deri tani, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka ngecur me sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit të popullatës kundër Covid-19 .

Institucionet shëndetësore kosovare deri tani kanë arritur të sigurojnë afro 30 mijë vaksina (24 mijë nga programi COVAX dhe afro 5 mijë vaksina nga BE), ndërkohë janë vaksinuar rreth 23 mijë persona (sipas njoftimit te fundit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë).

Përkthyer në përqindje në krahasim me numrin e popullsisë, i bie vetëm 1.27 % të popullsisë.

Derisa në Shqipëri janë vaksinuar mbi gjysmë milioni, në Mal të Zi janë vaksinuar afro 50 mijë qytetarë, ndërkohë dy doza të vaksinës i kanë marrë rreth 25 mijë qytetarë.

E pavarësisht kësaj ecurie të dobët me vaksinimin, kryeministri Kurti përmend vaksinimin e 60% të popullsisë si synim të Qeverisë së tij. Këtë deklaratë Kurti e ka thënë sot pas takimit që ka pasur me Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

“Kryeministri Kurti theksoi se sot po rifillohet procesi i vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë deri sa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e kryeministrit.

Kosova si shtet s’ka arritur që të blejë asnjë dozë vaksine, derisa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kompaninë Pfizer, me të cilën ishte duke u negociuar blerja e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco