Lushtaku: ‘Kurti nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës nëse s’garanton lirimin e ish-krerëve të UÇK’së’

Lushtaku: ‘Kurti nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës nëse s’garanton lirimin e ish-krerëve të UÇK’së’

11:31, 04/05/2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e garanton lirimin e të burgosurve që po mbahen në Hagë, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk kemi nevojë me i ushtruar presion askujt se Kurti është kryeministër i Kosovës. Unë mendoj se kjo nuk do më koment. Nëse z.Kurti nuk e bën një gjë të tillë ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Pikë”, tha Lushtaku për RTV Dukagjini.

“Moralisht ai më nuk është kryeministër i Kosovës”, theksoi ai.

‘Nëse z.Kurti nuk e jep këtë siguri  unë mendoj që z.Kurti moralisht më s’është kryeministër i Kosovës. Moralisht”, shtoi

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco