Deputeti i VV në krah të Gërvallës, e sulmuar se do të furnizonte Hagën me materiale

Deputeti i VV në krah të Gërvallës, e sulmuar se do të furnizonte Hagën me materiale

09:56, 04/05/2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka dalë në krah të Ministres së Jashtme Donika Gërvalla, pas sulmeve që iu drejtuan asaj ditët e fundit për deklaratat e hershme se do të dërgonte në Hagë materiale kundër Thaçit dhe Veselit.

Avdyli shkroi në Fb: "Eksponentë të politikës e parapolitikës ,e shërbëtorë të pushteteve të kaluara,dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër, të shkëputur, nxjerrë nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera.

Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore.

Meqë këtyre eksponenteve nuk po ia mban të gjejnë armik te bashkësia ndërkombetare e liderët e atëhershem politikë që bënin luftë me partitë e tyre për miratimin e Gjykates Speciale, po tentohet të gjendet objektivi me i lehtë një politikane të re femër, e cila çdo gjë la nga jeta saj në Gjermani për t'i shërbyer Kosovës.

Dhe ardhja saj në Kosovë ka ndodhur në vitin 2021 jo në vitin 2015 kur u miratuan Dhomat e Specializuara. Kjo i bie që kur s'ke çka i bën gomarit - i bie samarit.

Prandaj opinionit duhet t'i servohet e vërteta  të gjitha veprimet e deklaratat e viteve 2014 e 2015 të liderëve tē atehershëm, kur natë e ditë e arsyetonin formimin e Gjykatës Speciale. Atëherë na thonin që Kosova rrezikohej nëse nuk formohet kjo gjykatë, se me të do pastrohet lufta e drejtë çlirimtare.

Atëherë, por jo tani, ata deputetë që s'votuan Gjykatën Speciale quheshin tradhëtarë, rrezikues të shtetësisë të Kosovës.

Prandaj merruni me thelbin çështjes e ndodhur me 2015 e jo me deklaratat jashtë kontekstit kohor, me qëllim frikësimi e gjykimi publik, se kjo qasje është e padrejtë por edhe nuk iu shitet tash në vitin 2021.  Drejtësia dhe e vërteta është një. S'ka dy të vërteta: edhe ajo e 2015, edhe kjo e 2021, por ka njerëz që manipulojnë me të vërtetën."

Po çfarë ka thënë Donika Gërvalla vite më parë në Dukagjin?

Gërvalla: “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është President. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco