1600 të burgosur në Kosovë presin të bëjnë vaksinën anti-COVID

1600 të burgosur në Kosovë presin të bëjnë vaksinën anti-COVID

14:39, 22/04/2021

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në Kosovë ka vlerësuar se institucionet korrektuese janë institucione vulnerabil për sëmundje ngjitëse, ndaj janë me prioritet për vaksinim dhe si të tillë e ka bërë kërkesën për Komitetin e Vaksinimit të vendit.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) janë gjithësej 125 persona në staf mjekësor, 1600 të burgosur si dhe 1617 persona staf korrektues.

“Sipas Komiteti për menaxhim të vaksinimit, deri më tani ka filluar vetëm vaksinimi i stafit shëndetësor të institucioneve korrektuese nëpër qendra regjionale”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Vaksinimi do të bëhet në të gjitha institucionet korrektuese, njofton Indeksonline. Sapo të këtë mundësi dhe vaksina, do të fillohet me vaksinimin e personave të tjerë, përfshirë të burgosurit dhe stafin korrektues. Vaksinimi planifikohet të bëhet në institucione korrektuese dhe do të përfshihen të gjithë ata që dëshirojnë vaksinim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco