Kosovë, 14 viktima dhe 277 raste me koronavirusi

Kosovë, 14 viktima dhe 277 raste me koronavirusi

15:07, 19/04/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.047 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 277 raste positive dhe janë shënuar 14 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.285.

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.086 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco