Kosovë, 498 raste dhe 8 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 498 raste dhe 8 viktima nga koronavirusi

15:12, 17/04/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste positive dhe janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shnëdeti Publik njofton se janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.

Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco