Kosova i ndalon hyrjen, shefit të Zyrës Serbe, Petkoviç

Kosova i ndalon hyrjen, shefit të Zyrës Serbe, Petkoviç

11:09, 16/04/2021

E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën ka njoftuar se institucionet në Prishtinë i janë përgjigjur negativisht njoftimit të shefit të kësaj zyreje, Petar Petkoviç për ta vizituar Kosovën sot dhe nesër.

E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën ka njoftuar se institucionet në Prishtinë i janë përgjigjur negativisht njoftimit të shefit të kësaj zyreje, Petar Petkovic për ta vizituar Kosovën sot dhe nesër, njofton RTK. Nga kjo zyre thonë se qëllimi i vizitës ishte për të takuar popullatën serbe dhe për të biseduar me ta.

“Është e qartë që qeveria e re në Prishtinë do të përdorë çdo justifikim të mundshëm, përfshirë situatën me virusin korona, për të imponuar një politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën”, raporton Tanjug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco