Finlandë, Miradije Rama - shkencëtarja e parë shqiptare e Gjeologjisë

Finlandë, Miradije Rama - shkencëtarja e parë shqiptare e Gjeologjisë

09:04, 14/04/2021

Quhet Miradije Rama, edhe pse është femra e parë shqiptare gjeologe, që punon dhe vepron në Finlandë, shpreson që mos të jetë e vetmja shqiptare në këtë profesion, pasi që ajo dëshiron të shoh sa më shumë femra (gra dhe vajza) shqiptare shkencëtare në drejtime të ndryshme, përcjell albinfo.ch.

Në krye të Shërbimit Gjeologjik në qytetin Turku të Finlandës, (Geologian Tutkimuskeskus GTK- www.gtk.fi), Miradije Rama, nga Kosova, udhëheq institucionin kryesor hulumtues, ku bëjnë pjesë ekspertët kryesorë në zbatimin e gjeo-shkencave në Evropë.

Ky rreth i partneritetit, sipas saj, përfshinë institucione kërkimore, kompani dhe universitete brenda Finlandës, por edhe globalisht.

Megjithatë, ajo ka një porosi për të rinjtë që synojnë botën e shkencës, ku sipas saj, vetëm me dituri, shqiptarët mund t’i arrijnë kulmet e shoqërive bashkëkohore dhe të zhvilluara, transmeton telegraf.

“I bëj thirrje rinisë në Kosovë, që të shkollohen në shkencat matematike- natyrore, në profesione të ndryshme dhe të luftojnë për pozita të ndryshme. Po ashtu, i inkurajoj të rinjtë që të kërkojnë mënyra dhe metoda të reja dhe të krijoni biznese inovative të reja. Kosova ka minerale të shumta e të vlefshme, prandaj kërkoni mundësi që të shkolloheni në drejtimet e gjeo-shkencave, mësoni si t’i menaxhoni e ti përdorni gjithë ato resurse për veten tuaj”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/04/2021 15:46

Urimet me te mira Miradije Rames. Prinderit ta paskan gjetur emrin qe te takon qe bebe e sapolindur. Te uroj te ecesh lart e me lart ne punen tende shkencore dhe drejtuese. Shpresoj qe shume shqiptare kudo ne Ballkan dhe me gjere frymezohen prej teje dhe studjojne per shkencat gjeologjike. Na ben krenare te gjithe shqiptareve. Pershendetje.

Shto koment

Denonco