Rusia kërkoj heqjen e flamurit kosovar në seancën e OKB-s, kundërpërgjigjet menjëherë Britania e Madhe

Rusia kërkoj heqjen e flamurit kosovar në seancën e OKB-s, kundërpërgjigjet menjëherë Britania e Madhe

16:24, 13/04/2021

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin raporton Gazeta Express.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqëesuesi rus.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco