Kosovë, 684 raste dhe 7 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 684 raste dhe 7 viktima nga koronavirusi

14:59, 09/04/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.487 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 684 raste positive dhe kanë humbur jetën 7 persona nga koronavirusi

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco