Kosovë, 12 viktima dhe 871 raste me kornavirus

Kosovë, 12 viktima dhe 871 raste me kornavirus

15:02, 08/04/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste positive dhe janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120.

Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco