Gati 20 vjet në diplomaci: Cili është Blerim Vela, Shefi i Stafit të Vjosa Osmanit

Gati 20 vjet në diplomaci: Cili është Blerim Vela, Shefi i Stafit të Vjosa Osmanit

06:16, 08/04/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Blerim Velën si Shef të Stafit të saj, njeri me karrierë 20-vjeçare në diplomaci.

"Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes, - njoftoi Osmani në Fb. - Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.

Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco