‘Në Shqipëri mu lutën të bëj vaksinën’, Haradinaj: Nuk pranova,  do e bëj kur të ...

‘Në Shqipëri mu lutën të bëj vaksinën’, Haradinaj: Nuk pranova, do e bëj kur të ...

15:26, 07/04/2021

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbuluar se kur ka qënë në Shqipëri i kanë kërkuar që të bëjë vaksinën anti-Covid, por ai nuk e ka pranuar.

Haradinaj thotë se do të presë derisa të vaksinohet 2/3 e popullit dhe pastaj ai do të marrë vaksinën. Ndërkohë u shpreh se diçka të tillë nuk e pa si zgjidhje as kur i  morën testet nga Serbia.

”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco