Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare uron institucionet e reja të Kosovës

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare uron institucionet e reja të Kosovës

10:26, 07/04/2021

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare i shtrirë në 25 shtete të botës e me qendër kryesore në SHBA, dhe Presidenti i saj, Nazar Mehmeti, e uron Kosovën për themelimin e institucioneve të saj pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së Tij -Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti 2”.

Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. Nazar Mehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnë të përkushtuar për shtetësinë e Kosovës, integrimet euro-atlantike të saj, zhvillimin në nivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisë e mbrojtjes, të shëndetësisë e arsimit në Kosovë, për rritjen e klimës së mirë për bizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco