Zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, reagon Bashkimi Evropian

Zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, reagon Bashkimi Evropian

21:47, 04/04/2021

Bashkimi Evropian uron Osmanin, bën thirrje për reforma e dialog

Bashkimi Evropian ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

“BE-ja mirëpret që të punojë ngushtë me presidenten Osmani dhe me institucionet e sapo konsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE-në dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në urimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garoi në listë të përbashkët me LVV-në dhe mori më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco