Abdixhiku uron Vjosa Osmanin: Presidentja të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet

Abdixhiku uron Vjosa Osmanin: Presidentja të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet

21:34, 04/04/2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës.

Abdixhiku “ndihmoi” Osmanin me deputetët e LDK-së, edhe pse 3 prej tyre, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj vendosën të mos e mbështetin presidenten e sapozgjedhur.

Në raundin e tretë Osmani u zgjodh Presidente me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme.

Në një deklaratë për mediat pas votimit, Abdixhiku tha se subjekti politik të cilin ai kryeson do të vazhdojë t’ia bëjë opozitën shumicës parlamentare, të cilën e ka quajtur “pushtet pothuajse absolut”.

“Osmani duhet të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i përfaqësuar të gjithë, duke i konsultuar të gjitha partitë në vend duke lënë shenjë të mirë. LDK nga ky moment e tutje, do vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut”, ka thënë kreu i LDK-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco