‘Zgjedhja e Presidentit’/ Caktohet orari i zhvillimit të seancës në parlament

‘Zgjedhja e Presidentit’/ Caktohet orari i zhvillimit të seancës në parlament

16:49, 03/04/2021

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sonte në ora 18:00.

Kusari-Lila këtë konfirmim i bëri nëpërmjet një konference të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një séance për zgjedhjen e presidentes”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se : Dy orë më parë ishte Syri.net Kosova që raportoj ekskluzivisht që seanca do mbahej në këtë orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco