Kosovë, 777 raste pozitive dhe 12 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 777 raste pozitive dhe 12 viktima nga koronavirusi

15:08, 03/04/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste positive dhe janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco