FOTO/ Policia e Kosovës: Cilido që e sheh këtë grua, të na njoftojë urgjent

FOTO/ Policia e Kosovës: Cilido që e sheh këtë grua, të na njoftojë urgjent

13:18, 02/04/2021

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur dhe arrestuar një grua të arratisur prej drejtësisë, Afërdita Çojan, e cila akuzohet për mashtrim.

“Drejtoria e Policisë së Pejës, bazuar në ligjin për publikimin e fotos së personit të kërkuar më urdhër të Gjykatës Themelore n? Pej?- dega Klinë,  kërkon bashkëpunim nga qytetarët.

Personi i kërkuar është Afërdita (Zef) Çolaj, lindur me 2.9.1982 në Klinë dhe e kërkuar për vepr?n penale“mashtrim”.

Policia e Kosovës kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco