Masakra e Tivarit: si i vranë dhe helmuan 3400 shqiptarë më 1-2 prill 1945

Masakra e Tivarit: si i vranë dhe helmuan 3400 shqiptarë më 1-2 prill 1945

09:01, 01/04/2021

Sot, përkujtojmë Masakrën e Tivarit 1-2 prill 1945.

Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”.

Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë në kazermën ushtarake të Prizrenit. Aty u çarmatosën sëbashku me oficerët që i shoqëruan e iu dorëzuan Brigadës XXVII të divizionit të 45-të serb, e shquar për terrorin e ushtruar ndaj popullit shqiptar.

Shpërngulja u bë në dy etapa me tre grupe.

Më 24 mars 1945 u nis grupi i parë me 3.700 vetë, i keqtrajtuar barbarisht nga brigada IX serbe gjatë rrugës me anije, e më pas gjetën vdekjen 65 vetë.

Dy ditë më vonë u nis grupi i dytë me rreth 4.700 vetë.

Në mesditën e 1 prillit ata mbërritën në qytetin e Tivarit, ku u masakruan masivisht.

Më 27 mars 1945 u nis grupi i tretë me rreth 2.700 vetë, i cili mbërriti në Tivar më 2 prill, e nga ku më pas rreth 800 prej tyre u helmuan, shumica prej tyre gjeti vdekjen.

Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 2.947 - 3.447 shqiptarë, rreth 1.000 prej të cilëve gjatë rrugëtimit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco