Si ndërroi jetë kur po luante futboll prokurori: Po hetonte vjedhjen e thesarit

Si ndërroi jetë kur po luante futboll prokurori: Po hetonte vjedhjen e thesarit

08:40, 04/03/2021

Prokurori Enver Krasniqi që po i hetonte tri prej rasteve më të bujshme në vend – vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, Listën e Veteranëve dhe çështjen e Kasafortës në Presidencë – ka vdekur mbrëmjen e djeshme, teksa po luante futboll, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Mësohet se prokurori Krasniqi kishte qenë duke luajtur me miqtë e tij nga Prokuroria dhe disa policë, derisa kjo nuk ishte hera e parë që shkonte në këtë vend pasi aty luante futboll tash e pesë vjet.

Burime të Klan Kosova thonë se ai e kishte caktuar vetë terminin e lojës së sotme të futbollit dhe kishte insistuar disa herë që ta formonte ekipin.

Krasniqi megjithatë lojën nuk e çoi deri në fund, pasi pati probleme shëndetësore qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes ku edhe kishte rënë për tokë e ku i kishin shkuar për ndihmë miqtë e tij dhe më pas kishin ardhur edhe ekipet mjekësore.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, derisa në vend të ngjarjes ka shkuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve.

“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco