Vlora Çitaku përfundon misionin si Ambasadore e Kosovës në SHBA

Vlora Çitaku përfundon misionin si Ambasadore e Kosovës në SHBA

07:38, 04/03/2021

Ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku, i ka përfunduar zyrtarisht mandati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njoftoi se “Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas njoftimit u shpreh edhe Vlora Çitaku. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku tha: "“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”.

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë. më parë ka mbajtur postin e  Ministres së Integrimit Europian dhe Zv.ministres së Punëve të Jashtme.

Çitaku ka qenë deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në dy legjislatura të Kuvendit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco