Bëhen 1000 minatorët grevistë për pagat e janarit, nga Trepça gati të nisen drejt Prishtinës

Bëhen 1000 minatorët grevistë për pagat e janarit, nga Trepça gati të nisen drejt Prishtinës

14:33, 01/03/2021

Afër 1 mijë minatorë të kombinatit Trepça në total janë në grevë duuke kërkuar pagat. Për këtë arsye punëtorët e ndërrimit të parë janë futur në grevë dhe nuk janë duke punuar.

Ekipi i Kallxo.com ishte ne vendin e ngjarjes ku në restaurantin e ushqimit janë mbledhur dhjetëra punëtorë kurse të tjerët janë duke bere grevë në pjesë të ndryshme të minierës.

Gani Osmani kryetar i Sindikatës së Punëtorëve ka thënë se minatorët kanë ndërprerë punën dhe janë futur në grevë për shkak se një pjesë e tyre edhe pse ka filluar muaji mars, ende nuk i kanë marr rrogat e muajit janar.

"Sot ndërrimi i parë, miniera e Trepçës me flotacion në Stan Tërg që i ka 770 punëtorë, ka refuzuar punën dhe ka hyrë në grevë për shkak të pagave. Nuk janë paguar pagat e janarit, një pjesë i kanë marrë 70%, një pjesë nuk i kanë marr hiç. Tani erdhi koha edhe pagën e shkurtit ta marrin në mars…Një milion e 700 mijë euro janë nda prej qeverisë së Kosovës dhe prej dy javësh jane nënshkruar të gjitha, por dikush po bëhet pengesë”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se grevës i janë bashkuar edhe 300 punëtorë në minierën e Kishnicës dhe të cilët sipas tij nuk janë duke punuar. “ Afërsisht një mijë punëtorë nuk janë duke punuar “, tha Osmani. 

Ismajl Haxha, minator në Trepçë ka thënë se nëse nuk i marrin pagat do të vazhdojnë grevën dhe do të shkojnë deri në Prishtinë në këmbë. “Jemi lodhur çdo herë me pritje dhe greva për të drejtat tona. Ka mundësi që nëse nuk dalin rrogat në marrëveshje me Këshillin Organizativ të shkojmë më këmbë në Prishtinë “, tha Haxha.

Kurse kreu i minierës me flotacion, Nexhat Dedia ka thënë se është nënshkruar një marrëveshje me qeverinë për subvencionimin e Trepçës por se për shkak të burokracisë dhe neglizhencës paratë ende nuk ekzekutuar.

“Është organizuar një grevë, arsyeja është se me 16 është nënshkruar një marrëveshje për subvencionet me qeverinë edhe ende s’kanë dal mjetet. Nuk e di tani, për shkak të burokracisë së tyre dhe neglizhencës se njerëzve, të qëllimshme apo të paqëllimtë nuk e di por këto vonesa po na shkaktojnë dëme edhe neve në prodhim. Ne duke falënderuar punëtoret dëri më tani kemi arritur te nxjerrim 16 mijë ton xehe këtë muaj, që është rekord. Unë besoj që faji nuk është te ne as te minatorët, por faji është direkt te qeveria “, tha Dedia.

Dedia ka theksuar se kishte kontaktuar me shefin dhe se ju kanë thënë se deri nesër do t'ju derdhen paratë në llogarine e Trepçës. “ Unë kam kontaktuar me kryeshefin, ai me tha se ka kontaktuar me Ministrin, i cili tha se nesër në orën dhjetë derdhen parate në llogarine e Trepçës. Ne biseduam edhe me minatorët dhe ju treguam për zgjidhjen, por minatorët janë të vendosur që derisa të dalin parate të mos punojnë “, tha me tej Dedia.

Sot gjatë ditës, ministri në detyrë i Ekonomisë, Muharrem Nitaj tha se po prisnin ekzekutimin e fondeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco