Kosovë, minatorët në grevë për pagat e janarit dhe të shkurtit

Kosovë, minatorët në grevë për pagat e janarit dhe të shkurtit

14:31, 01/03/2021

Mbi 700 minatorë në minierën e Stan Tërgut dhe në Artanë kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Shkak për këtë grevë janë mosmarrja e pagave për muajt janar dhe shkurt. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar drejtuesi i “Trepçës”, Enes Muzaqi.

“Po, minatorët kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave sepse nuk kanë dalë subvencionet nga Ministria e Ekonomisë. Çdo vit ndahen pagat për janar dhe shkurt nga subvencionet për paga nga Buxheti i Republikës. Ne kemi dërgua kërkesën më datë 16. Këto vonesa nuk kanë ndodhur në të kaluarën”, ka thënë ai.

Greva nga minatorët ka pasur disa herë në javët e fundit, ndërsa sindikata e punëtorëve në vazhdimësi paralajmëron grevë të përgjithshme nëse nuk iu realizohen kërkesat për paga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco