Ambasadorja e Kosovës mbërrin në Izrael

Ambasadorja e Kosovës mbërrin në Izrael

09:42, 26/02/2021

Ka mbërritur në Izrael, Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, mirëseardhje e uruar nga Dan Oryan, Shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Marrëdhëniet u lidhën në kuadër të marrëveshjes  Kosovë - Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, një hap që u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Në ceremoninë virtuale të nënshkrimit morën pjesë edhe Nënsekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe në Jerusalem.

Ministri i Jashtëm  i Izraelit Gabriel Ashkenazi, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovës e cilësoi si një datë historike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco