Kosovë, 437 raste të reja dhe 5 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 437 raste të reja dhe 5 viktima nga koronavirusi

15:07, 25/02/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive dhe janë shënuar 5 viktima nga kornavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.

Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco