Ryshfetet, Kryeprokurori i Kosovës njofton për 12 zyrtarë të arrestuar dhe 400 mijë euro

Ryshfetet, Kryeprokurori i Kosovës njofton për 12 zyrtarë të arrestuar dhe 400 mijë euro

14:29, 24/02/2021

12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar mbi 400 mijë euro. Personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka dhënë detaje lidhur me aksionin, ku tha se nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe provave, njofton RTK.

"Sot kemi bërë bastisjen e tyre, ku e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe gjatë këtyre veprimeve kemi konfiskuar një shumë të madhe të parave, laptop, telefona, vetura. Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë të tjerë që kanë ndihmuar. Dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Në bazë të provave dhe informatave ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme", tha ai.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Nazmi Sahiti, tha se në aksionin e sotëm janë rreth 400 mijë euro që janë sekuestruar. Bastisja është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë dhe në komunën e Istogut Lipjan dhe në Pejë.

Mungesën e prokurorit të rastit Rafet Haliti, e ka arsyetuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi, i cili tha se çdo veprim ka qenë në koordinim me të.

Këta janë personat e arrestuar deri më tani në aksionin e Policisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog, Gjilan dhe Podujeve.

Deri më tani janë të arrestuar 12 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe që Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e pronave e të arrestuarve.

Të arrestuarit deri më tani janë: H.M, K.Z, A.N, S.SH, L.S, S.S, D,A, B.N, P.K, SH.K, A.U, K.S.           

Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Njëri nga të arrestuarit e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë është edhe Luan Statovci. Indeksonline mëson se të njëjtit Policia e Kosovës i ka bastisur fabrikën e këpurdhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.

Indeksonline raporton se gjatë bastistjes janë gjetur tri armë, të cilat janë konfiskuar.

Statovci punon në që disa vite në drejtoratin e pagesave direkte, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Statovci në të kaluarën ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por që më pas ishte shpallur i pafajshëm.

Në mesin e të arrestuarave është edhe një ish-gazetare, tani zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë.

Bëhet fjalë për Kastriote Bajrami-Sejdiu, e cila qe një kohë është pjesë e dikasteret të Bujqësisë, transmeton E.O.

Kjo është lista sipas portalit sinjali:

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco