Korrupsioni në Kosovë: 12 arrestime në Ministrinë e Bujqësisë, gjenden dy valixhe me qindra mijë euro

Korrupsioni në Kosovë: 12 arrestime në Ministrinë e Bujqësisë, gjenden dy valixhe me qindra mijë euro

13:13, 24/02/2021

Prishtinë - Njesia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë një operacion sot tek Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së shefit, Agim Nuha.

Për këtë operacion ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, nga IKD-ja, i cili ka bërë të ditur se nga ky aksion janë konfiskuar dy valixhe me para. Miftaraj ka theksuar se janë konfiskuar me qindra mijëra euro, ndërsa ka përgëzuar për prokurorin e çështjes  Rafet Halimi

“Nga aksioni i sotëm si duket dy valixhe me euro qenkan konfiskuar. Bankënotat 500, 200 dhe 100, aty-këtu edhe 50. Jo pak, po shumë, me qindra mijëra euro. E në këtë rast, nëse përfundon si duhet lënda, një përgëzim për prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejt zyrtarët policorë. Respekt për prokurorin Rafet Halimi."

Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna

Por çfarë postesh mbanin të arrestuarit në Agjenci? I pari,  ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha. Po ashtu, S.Sh, inspektor teknik; drejtori përgjegjës për pagesat direkte, L.S.

Në Podujevë, policia bastisi edhe një nga firmat e njohur dhe arrestoi S.S.  Ai kishte marrëveshje me Agjencinë, që përfituesit e granteve të furnizoheshin me mekanizëm bujqësor, fidane të pemëve të ndryshme të importuara nga BE, per ndërtimin e serrave, sistemin e ujitjes dhe energji solare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco