Kosovë, 311 të infektuar dhe 10 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 311 të infektuar dhe 10 viktima nga koronavirusi

15:11, 25/01/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive dhe janë shënuar 10 viktima nga kronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco