VIDEO/ Kur gazetari anglez kërkonte trupat e shqiptarëve të vrarë në lumin Drin i Bardhë

VIDEO/ Kur gazetari anglez kërkonte trupat e shqiptarëve të vrarë në lumin Drin i Bardhë

14:24, 25/01/2021

Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin bërë përpjekje të ndryshme për të fshehur krimin kundër popullatës civile. Tentativë për të fshehur krimin ata kishin bërë edhe në Krushën e Vogël të Rahovecit, kur  trupat e vrarë dhe të masakruar i kishin hedhur në lumin Drin i Bardhë.

Për këtë në qershor të vitit 1999, ashtu siç tregojnë edhe pamjet e asaj kohe, gazetari anglez John Sweeney, që ka raportuar nga Kosova, në atë kohë kishte hyrë në lumë për të kërkuar trupat e shqiptarëve të vrarë që ishin hedhur aty, shkruan Veriu info.

Pas më shumë se 20 viteve nga kjo ngjarje, gazetari Sweeney kishte dëshmuar në rastin gjyqësor kundër Darko Tasiçit i cili është dënuar për krime lufte kundër bashkëfshatarëve të tij në Krushë të Vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco