‘Sulmi ndaj KQZ’/ Reagon sërish Mustafa: Sjellja e Vjosa Osmanit dhe VV-së alarm për demokracinë

‘Sulmi ndaj KQZ’/ Reagon sërish Mustafa: Sjellja e Vjosa Osmanit dhe VV-së alarm për demokracinë

20:47, 23/01/2021

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar edhe njëherë për deklaratën e sotme të u.d të presidentit, Vjosa Osmani, karshi zhvillimeve të djeshme në KQZ.

Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani është një u.d krejtë e papërgjegjshme e rolit që ajo ushtron.

Tutje, ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Osmani është pritur që të mbrojë aktgjykimin e Kushtetueses dhe institucionet e pavarura.

Në një situatë të tillë, Mustafa ka thënë se sjellja e Osmanit dhe Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.

Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt 201423/01/2021 22:58

Hike mor pis pist,ti je e keqje e cdo gjeje ne Kosove

Shto koment

Denonco