VIDEO/ Në shtëpinë e majmunit Çika Lena në Gjakovë, ku baba Hysni i vë edhe pampersa

VIDEO/ Në shtëpinë e majmunit Çika Lena në Gjakovë, ku baba Hysni i vë edhe pampersa

14:47, 23/01/2021

Qëndrimi i saj tregon shumë. Është pak e pabesueshme që një kafshë e tillë të kuptojë çdo gjë që i thuhet. Madje, kësaj kafshe pronari i ka vënë edhe një emër. Çika Lena, është emri i saj.

Ndonëse kafshë e paparë deri më sot në Kosovë, duket se Lena është adaptuar mjaft mirë në shtëpinë e re. Me entuziazëm, Hysni Rexhaj, tregon jetesën me këtë kafshë. Ai rrëfen se kujdesi ndaj saj është sikurse ndajë një fëmije.

Nga ndërrimi i pampersave, qëndrimi brenda në shtëpi e deri te ushqimi i saj, janë disa nga gjërat që të tregojnë se kjo është ndryshe nga të tjerët. “Kjo i ka 9 vjeç. Ditën e parë që e kam marrë e kam nxjerrë në qytet edhe i kam dhënë trileçe për të ngrënë. Kjo është Çika Lena. Pesë deri në 6 here iaa ndërroj pampersat. Mollët, bananet e  mandarinat i ka me shumë dëshirë”.

E Çika Lena duket se është ambientuar mjaft mirë me jetesën e kësaj familje. Ajo ka filluar të veshë edhe rroba. Afërsia mes pronarit dhe kësaj kafshe është mjaft e madhe. E vetmja çka i mungon Çika Lenës është komunikimi.

“Në mbrëmje kur vij, kjo vjen më rrin mbi krye edhe më ledhaton. Ka fillua me u adaptua edhe me veshje të rrobave. Çkado që i flas e kupton”, thotë ai.

E ndonëse brenda shtëpisë së Rexhajt, hapësirë ka vetëm për Çika Lenën, jashtë është një botë në vete. Kafshë e shpezë të ndryshme,  të dërgojnë në një “botë” tjetër nga ajo që kemi parë deri tesh.

“Vetëm dhuntia dhe dashuria ndaj kafshëve më ka bërë që këtë  pasion ta shndërroj në një kopsht zoologjik”, vazhdon rrëfimin Rexhaj. “Ky oshtë “kopsht zoologjik” ka shumë raca dhe të ardhura prej vendeve të ndryshme”.

Duket se fshati Hilë e Gjakovës,  tashmë është kthyer në një atraksion turistik./V.Selimi/Arbresh.info/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco