Kosovë, 14 viktima dhe 286 të infektuar nga koronavirusi

Kosovë, 14 viktima dhe 286 të infektuar nga koronavirusi

15:04, 22/01/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289 raste pozitive dhe janë shënuar 14 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383.

Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco