Qindra shqiptarë po shkojnë në Serbi për të marrë vaksinën

Qindra shqiptarë po shkojnë në Serbi për të marrë vaksinën

11:08, 22/01/2021

Qindra qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Bujanoc për të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanoc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.

“Bujanovacke” shkruan se drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.

Në fakt, Serbia kishte sjell disa doza të vaksinës anti-COVID-19 në Mitrovicë të Veriut në fund të dhjetorit, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës, procesi u ndalua.

Pas kësaj, Qeveria e Serbisë ka vendosur që serbët e Kosovës të marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco