Më 7 shkurt firmoset shkëmbimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Më 7 shkurt firmoset shkëmbimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

11:01, 22/01/2021

Marrëveshje e 4 shtatorit duket se po merr formë. Pas katër muajsh nga nënshkrimi historik në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do të niset drejt Jerusalemit. Burime të Syri.Net Kosova kanë treguar se me 7 shkurt, veç 10 ditë para përvjetorit të pavarësisë, zyrtarë nga Kosova do të nisen drejt Jerusalemit.

Sipas burimeve, aty do të firmoset shkëmbimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, Kosovës e Izraelit.

Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Pas njoftimit nga presidenti Trump se Izraeli do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, kryeministri Hoti zhvilloi një bisedë të shkurtër telefonike me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanjahu, në të cilën u dakorduan që Kosova sa më shpejtë të hapë ambasadën në Jerusalem.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa atëkohë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu foli për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ai tha se “Kosova ka rënë dakord të hapë ambasadën në Izrael, konkretisht në Jerusalem”.

Sipas tij, Kosova është bërë vendi i parë me shumicë myslimane që do të ketë ambasadën në këtë vend. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Trump tha gjithashtu se Serbia ka shprehur përkushtimin të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka konfirmuar këtë lajm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani22/01/2021 14:06

Shalom

Shto koment

Denonco