Kosovë, 1 mijë e 433 të vdekur nga COVID

Kosovë, 1 mijë e 433 të vdekur nga COVID

07:10, 22/01/2021

Që nga përhapja e virusit korona në Kosovë kanë humbur jetë 1 mijë e 433 qytetarë të cilët u infektuan me këtë virus. 7 raste të vdekjes u raportuan vetën në 24 orëshin e fundit.

Prej 13 marsit kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, ky virus infektoi 57 mijë e 28 persona. Ndërsa u shëruan 50 mijë e 184 të tjerë, kështu bëhet e ditur në raportet ditore të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco