Kosovë, 296 raste të reja dhe 7 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 296 raste të reja dhe 7 viktima nga koronavirusi

15:06, 21/01/2021

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive dhe janë shënuar 7viktima nga koronavirusi.

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco