E arrestojnë gabimisht dhe e dërgojnë në Hagë, merr 10 mijë euro dëmshpërblim

E arrestojnë gabimisht dhe e dërgojnë në Hagë, merr 10 mijë euro dëmshpërblim

14:56, 20/01/2021

Agim Murtezi u arrestua për krime lufte pasi policët e KFOR-it e ngatërruan me një shtetas tjetër.

Murtezi rrëfen momentin e arrestimit të papritur në 17 shkurt 2008: “Rreth orës 03:15 ndodhi arrestimi në banesën time. Dëgjova trokitjen, hapa derën dhe pashë KFOR-in. Më thyen derën, më futën në dhomën e fjetjes dhe  më prangosën. Nxorën letërnjoftimin tim dhe thanë ky person është i kërkuari. As papuçet nuk më lanë t’i vesh”.

Pasi u dërgua në burg, ai mësoi se përse akuzohej. “Më akuzonin për krime lufte. Aty u qetësova se e kuptova që thjesht kishin ngatërruar person. Jam arrestuar në vend të dikujt që quhej Agim Zogaj. I kërkoja policëve të bënin verifikimet sa më shpejt. Të nesërmen rreth orës 14:00 më hipën në helikopter, drejt aeroportit të Gjakovës dhe më pas mbërritëm në Hagë. Më vonë, pasi kuptuan që nuk isha unë personi më shpallën të pafajshëm”.

Për këtë dënimi të padrejtë, Agim Murtezi mori pas 2 vitesh e gjysmë 10 mijë euro dëmshpërblim. Por ai thotë se kërkoi më shumë. “Kërkova 100 mijë euro por mora 10 mijë. 10 mijë euro shpenzohen për një ditë”, thotë ai me batutë./TCH/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco