Kosovë, 294 raste dhe 9 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 294 raste dhe 9 viktima nga koronavirusi

15:04, 19/01/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive dhe janë shënuar 9 viktima nga koronavirusi

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco