Vuçiç: Do të vaksinojmë serbët në Kosovë, gati të ndihmojmë edhe popullatën shqiptare

Vuçiç: Do të vaksinojmë serbët në Kosovë, gati të ndihmojmë edhe popullatën shqiptare

12:02, 19/01/2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ka një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, dhe shtoi se Serbia është e gatshme, për aq sa është e mundur, të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një plan i vaksinimit për serbët në Kosovë, Vuçiç tha se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinohen.

“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovë, do të kujdesen për njerëzit tanë,” tha ai, raporton Klan Kosova.

Vuçiç thekson se Serbia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar siç tha ai “popullsinë e saj në Kosovë, siç ka bërë deri më tani”, megjithëse, sipas tij, “nuk është e lehtë për shkak të politikës që po ndjek Prishtina”.

Sipas Vuçiç, ndihma që marrin serbët nga vendi i tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e “çelësit kombëtar”. I pyetur nëse pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, ai tha shkurtimisht “politika është një mrekulli” dhe shtoi se Serbia do të gjente një mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco