Arkitekti i parë në Kosovë, Bashkim Fehmiu, vëllai i Bekim Fehmiut

Arkitekti i parë në Kosovë, Bashkim Fehmiu, vëllai i Bekim Fehmiut

11:57, 19/01/2021

 Kuadrot e para profesionale të shumë fushave në Kosovë janë formuar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo vlen edhe për arkitekturën, meqë arkitekti i parë i shkolluar në Kosovë erdhi si i diplomuar nga Universiteti i Beogradit, vetëm në vitin 1958. Ai ishte Bashkim Fehmiu, vëllai i aktorit të mirënjohur Bekim Fehmiu.

Me t’u kthyer në Prishtinë, Bashkim Fehmiu do të bëhej themeluesi i disa prej institucioneve kyçe që lidhen me arkitekturën në Kosovë, si Enti i Urbanizmit të Prishtinës, para se të përfshihej si ligjërues në Universitetin e Prishtinës derisa u pensionua më 1991.

Bashkim Fehmiu ka projektuar kampusin e Universitetit të Prishtinës, lagjet “Dardania”, “Ulpiana” dhe “Bregu i Diellit” të Prishtinës, hotelin “Grand” dhe të tjera projekte arkitekturore e urbanistike në Kosovë. Ai ka vdekur në vitin 2008, por Bashkim Fehmiu vazhdon të kujtohet si një prej arkitektëve më të shquar që ka pasur Kosova.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, arkitekti Arber Sadiki, teksa ka diskutuar për librin e Burbuqe A. Agushit “Bashkim Fehmiu: Doajen i arkitekturës dhe urbanizmit në Kosovë”, e ka cilësuar Bashkim Fehmiun si një arkitekt me shumë merita dhe një autoritet i rëndësishëm në historinë e arkitekturës dhe urbanizmit në Kosovë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco