Kosovë, 267 raste të reja me koronavirus, një viktimë

Kosovë, 267 raste të reja me koronavirus, një viktimë

15:02, 18/01/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive dhe është shënuar 1 viktimë.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco