Vritet me thikë një 15-vjeçar në Prizren

Vritet me thikë një 15-vjeçar në Prizren

13:08, 18/01/2021

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet pesë personave në Prizren.

Një përleshje fizike që ka shkuar deri te përdorimi i armëve të ftohta, ku si pasojë, një i ri ka mbetur i vdekur.

Nga Policia e Prizrenit kanë thënë për “Express” se viktima L.B. është 15-vjeçar, ndërkaq edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

Në stacionin policor në Prizren janë duke u intervistuar i dyshuari dhe dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje në momentin kritik.

Ndërkohë, Policia sot gjatë ditës bëri të ditur se rasti ka ndodhur në orën 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshuar ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se përveç Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe ekspertet.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco