I tha policisë se gjyshi bëri vetëvrasje, arrestohet nipi si i dyshuar për krimin e rëndë

I tha policisë se gjyshi bëri vetëvrasje, arrestohet nipi si i dyshuar për krimin e rëndë

10:04, 17/01/2021

Një person ka vdekur në Novobërdë. Fillimisht, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, e më pas si vrasje e rëndë, shkruan Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, fillimisht nipi ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, ndërkaq prokurori ka bërë ricilësimin e veprës nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje të rëndë”.

“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bën ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar ankuesin, tani në cilësi të të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco