Kosovë, 363 të infektuar dhe 6 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 363 të infektuar dhe 6 viktima nga koronavirusi

15:03, 16/01/2021

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive dhe janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco