Lista Serbe dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për deputetë, kryeson Goran Rakiç

Lista Serbe dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për deputetë, kryeson Goran Rakiç

14:56, 15/01/2021

Lista Serbe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Listës së dorëzuar i prin kryetari Goran Rakiç. Ai tha se kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje pas konsultimeve me autoritetet në Serbi.

Partitë e mëdha në vend ende nuk i kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Të shtunën është afti i fundit për dorëzimin e listave, përderisa shumica e partive politike i kanë mbledhur këshillat e përgjithshme për të diskutuar dhe përpiluar listat zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco