Hoti: Të masakruarit e Reçakut nuk do të prehen të qetë, pa u vënë drejtësi

Hoti: Të masakruarit e Reçakut nuk do të prehen të qetë, pa u vënë drejtësi

10:37, 15/01/2021

Nga Avdullah Hoti.

Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë!

Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, bashkë më bashkëpunëtorë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë ku ka ndodhur një nga ngjarje më të tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur masakra gjithandej. Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që i kanë kryer këto vepra nuk e marrin dënimin e merituar.

Masakra e Reçakut, ku u vranë 44 civil shqiptarë, sensibilizoi gjithë botën për gjendjen në Kosovën e vitit 1999 dhe solli fillimin e fushatës së bombardimeve të NATOos për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm, viktima të sulmeve sistematike të regjimit të Millosheviqit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco