Kosovë, 279 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 279 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

15:01, 14/01/2021

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive dhe janë shënuar katër viktima nga koronavirusi.

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco