Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dalin bashkarisht në zgjedhje: ajo për Presidente, ai për Kryeministër

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dalin bashkarisht në zgjedhje: ajo për Presidente, ai për Kryeministër

13:42, 14/01/2021

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me Presidenten në detyrë Vjosa Osmani kanë njoftuar në mesditë, në një konferencë të përbashkët për shtyp se do të dalin bashkarisht në koalicion në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Prishtinë. Ata do të synojnë, Kurti, postin e kryeministrit të ri dhe Osmani, postin e Presidentes së ardhshme.

Kurti në fjalën e tij iu drejtua Osmanit si Presidente e ardhshme.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja,  jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri, do të na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim”, tha Kurti duke thënë se të shtunën do të dorëzojnë listën. Po ashtu,Kurti theksoi se vendi ka nevojë për një Presidente të re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco