Shpërthimi i gazit në Ferizaj: nëna me fëmijën dërgohen për kurim në Zvicër

Shpërthimi i gazit në Ferizaj: nëna me fëmijën dërgohen për kurim në Zvicër

11:28, 14/01/2021

Prishtinë - Një nënë me fëmijën e saj janë nisur për trajtim shëndetësor në Zvicër, pas plagëve të mëdha që pësuan në një lokal në Ferizaj prej shpërthimit të një bombole gazi.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se nëna dhe fëmija kishin leje qëndrimi në Zvicër dhe se ata janë dërguar për atje me avion - ambulancë.

Sot, herët për në Turqi nga Kosova janë nisur edhe dy të lënduar të tjerë dhe gjendja e tyre vlerësohet të jetë tejet e rëndë, ndërsa dy të tjerë pritet të nisen ditëve në vazhdim.

Kujtojmë faktin se në shpërthimin që ndodhi ditën e martë, lëndime trupore kanë pësuar gjithësj 43 persona, përfshirë këtu edhe vetë pronarin e lokalit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco